Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë gjahu 35 vjeçari në Tiranë, në kërkim autori

Plagoset me armë gjahu 35 vjeçari në Tiranë, në

Një person u plagos sot me armë gjahu në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Varri i Bamit, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Pasi plagosi G. N., rreth 35 vjeç, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar D. K., 30 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me armë gjahu një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit D. K., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N. Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit