Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Tiranë, detajet nga policia

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Tiranë, detajet nga

Një person rreth 40 vjeç është paraqitur mbrëmë në spital me plagë të marra në këmbë, dyshohet nga armë zjarri, pas një ngjarjeje të ndodhur në zonën e Institut-it në kryeqytet.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.

Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Të fundit