Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vorë

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vorë

Një 40-vjeçar nga Vora është paraqitur në spital pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur brneda banesës së tij në Marikaj, dhe ka marrë plagë në këmbë.

Njoftimi i  policisë:

Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Të fundit