Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri djali i biznesmenit në Pogradec, iu bë atentat dhe dy vite më parë

Plagoset me armë zjarri djali i biznesmenit në Pogradec, iu bë

Plagoset me armë zjarri një person në Pogradec.

Sipas policisë, ka mbetur i plagosur në këmbë Joan Muçllari  gjatë një konflikti të çastit nga dy persona, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.  

Mësohet se Muçllari është djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel ‘Volorekës’ në Pogradec.

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi Joan Muçllari, i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari”, njofton policia paraprakisht.

Dyshohet se ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel ‘Voloreka-s’ ndërkohë që ishte i mbushur me pushues, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ndërkohë, njëri nga autorët mendohet se është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit