Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri i riu nga Tirana, në kërkim 4 persona

Plagoset me armë zjarri i riu nga Tirana, në kërkim 4 persona

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kuçovë.

Sipas policisë, Denald Grymshi,24 vjeç, banues në Tiranë, u plagos pas një konflikti të çastit në lagjen 1Maj dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim  4 autorët e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spital, i plagosur me armë zjarri, shtetasi Denald Grymshi,24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjeksore në spital.

Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G.

Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit