Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i PS-së në Vaun e Dejës  

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i PS-së në Vaun e Dejës
Nikolin Huba

Plagoset me armë zjarri një person mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës Pyjore, në Shkodër.

Mësohet se i plagosur me dy plumba në këmbë është Nikolin Huba 54 vjeç, i cili njihet edhe si ish kreu i PS në Vaun e Dejës. Rrethanat e plagosjet mbeten ende të paqarta.

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, bën me dije policia.

 

Të fundit