Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i Komunës Velipojë në qendër të Shkodrës

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i Komunës Velipojë në
Pashko Ujka

Është plagosur me armë zjarri ish- kryetari i Komunës Velipojë, Pashko Ujka.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të kishës Ortodokse në qendër të qytetit të Shkodër.  

Mësohet se ish-zyrtari ka plagë në shtyllën kurrizore dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat në vitet  2011-2015. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.  

"Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes", njofton Policia. 

  

Të fundit