Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë, detajet

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia raportoi se një i mitur 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës pasi është plagosur me armë zjarri.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe policia ka nisur punen për të zbardhur ngjarjen.

"Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të fundit