Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri një person në Bajram Curri, detajet nga policia

Plagoset me armë zjarri një person  në Bajram Curri, detajet nga

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në një lokal në qytetin e Bajram Currit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë një 61-vjeçar.

"Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton paraprakisht policia. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit