Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri një person në Dibër, detajet e para nga policia

Plagoset me armë zjarri një person në Dibër, detajet e para
Foto ilustruese

Një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në Dibër.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, F. Zeqja u plagos në këmbë në vendin e quajtur "Kthesa e Majtarës", njësia administrative Maqellarë në rrethana ende të paqarta.

Fatmirësisht, 51-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

"Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur "Kthesa e Majtarës", njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të pa qarta  dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Të fundit