Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri një person në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar

Plagoset me armë zjarri një person në Kurbin, arrestohet autori i

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kurbinit. Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë, ku i plagosur ka mbetur Rasim Tafa, ndërsa menjëherë pas ngjarjes është vënë në pranga nga policia autori i dyshuar Met Lika, të dy banorë të zonës. 

Mësohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit. 

Njoftimi i policisë: 

Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.

Të fundit