Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri një person në Kurbin

Plagoset me armë zjarri një person në Kurbin

Një person u plagos me armë zjarri pasditen e sotme në Mamurras.

Policia njofton paraprakisht se i plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta, mbeti Pjetër Marku, 50 vjeç, banues në Mamurras.

Sipas policisë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi Pjetër Marku, 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.

50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të fundit