Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, detajet e para nga policia

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, detajet e para
Foto ilustruese

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë.

Sipas të dhënave të para nga policia, i lënduar ka mbetur Aleksandër Deda rreth 42 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta, raporton policia.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia paraprakisht.

Të fundit