Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri shqiptari në Itali

Plagoset me armë zjarri shqiptari në Itali

Një shqiptar është plagosur rëndë në Itali. Mediat italiane raportojnë se ai është qëlluar teksa ka qenë duke hipur në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në Torino të Italisë. Shqiptari është qëlluar me armë, por autori ende nuk është identifikuar. Mësohet se ai është larguar menjëherë sapo ka qëlluar.

Nga dëshmitë paraprake, thuhet se fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje mes dy burrave, që më pas ka përfunduar në të shtëna me arë zjarri.

 

Të fundit