Flash News

E-TJERA

Plagoset me sende të forta një 25-vjeçar në Sanxhak të Laçit

Plagoset me sende të forta një 25-vjeçar në Sanxhak
Foto ilustruese

Plagoset me sende të forta një i ri në zonën e Sanxhakut në Laç.

Nga të dhënat e para, i riu identifikuar si Ll. Lika u plagos pas një sherri mes të rinjsh. Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

25-vjeçari mësohet se ka marrë disa fraktura në trup, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Të fundit