Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë 19-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë

Plagoset me thikë 19-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’
Foto ilustruese

Plagoset një i ri në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë këtë mbrëmje.

Sipas policisë, A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë goditi me thikë  E. T., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Pas ngjarjes, policia arrestoi autorin e plagosjes.

“Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit