Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë ish efektivi i policisë së Komisariatit të Sarandës

Plagoset me thikë ish efektivi i policisë së Komisariatit

Lavdosh Metaj, 41-vjeç ish-efektiv i Komisariatit të Sarandës ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

41-vjeçari me origjinë nga Mallakastra, dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë. Metaj kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën.

Për këtë shkak është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojën e hotelit, çka ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën i parë. Policia është ndodhur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar me inicialet A. Sh.

Meta u arrestua në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe i liruar 3 muaj më parë më parë për shkak të amnistisë,

 

Të fundit