Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Krutje, arrestohet autori

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Krutje, arrestohet

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Krutje të Lushnjës. Sipas policisë, i riu, i identifikuar si B.Zako, është sulmuar me thikë gjatë një debati për motive të dobëta nga Pëllumb Zako, një 50-vjeçar nga i njëjti fshat. Autoritetet kanë arrestuar Pëllumb Zakon në flagrancë.

Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se ka dëmtuar lehtë 27-vjeçarin me një mjet prerës (thikë), i cili është sekuestruar si provë materiale. Incidenti ka ndodhur në një moment tensioni për shkaqe të paqarta dhe policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit