Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë një afgan i strehuar në Lezhë, detajet e para nga policia

Plagoset me thikë një afgan i strehuar në Lezhë, detajet e

Një shtetas afgan i akomoduar në Lezhë është plagosur me thikë.

Sipas policisë, M.K., 33 vjeç u qëllua me thikë nga bashkëjetuesja e tij Z.K., 26 vjeçe. Policia sqaron se i plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës thikë bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

 

 

Të fundit