Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë një i ri në Durrës, pranga autorit

Plagoset me thikë një i ri në Durrës, pranga autorit

Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1.

Sipas të dhënave paraprake, dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur të riun tjetër. Ky i fundit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori është ndaluar menjëherë nga policia, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit