Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë një person në Durrës, rëndë në spital

Plagoset me thikë një person në Durrës, rëndë

Plagoset me thikë një person në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

 Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14, Durrës për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar u kap menjëherë pas ngjarjes nga policia.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.

Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

 

Të fundit