Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali

Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali

Një ngjarje është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova ku një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një shtetas italian.

Sipas mediave italiane, sulmuesi e ka goditur shqiptarin me thikë kuzhine me një teh 17 cm në anën e majtë, ndërsa motivi i ngjarjes nuk dihet ende.

Policia është njoftuar nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja dhe kanë vepruar menjëherë duke bllokuar dhe arrestuar autorin si dhe duke i sekuestruar armën e ftohtë.

Shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është shtruar në repartin e reanimacionit dhe i është nënshtruar një operacioni.

Të fundit