Flash News

E-TJERA

Plagoset në mesnatë një 31-vjeçar në Tiranë: Shkova vetë në spital, nuk e pashë kush më qëlloi

Plagoset në mesnatë një 31-vjeçar në Tiranë:
Foto Ilustruese

Një 31-vjeçari nga Laçi është plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga një person ende i paidentifikuar.

Shtetasi Leo Hera është dëmtuar në këmbë në mesnatë dhe ka ikur i vetëm në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Hera ka dëshmur në polici, teksa është shprehur se nuk e ka parë personin që e plagosi pasi është qëlluar nga mbrapa.

Njoftimi i policisë:

Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit