Flash News

E-TJERA

Plagoset në sy specialisti i krimeve, transportohet menjeherë në spitalin “Nënë Tereza”

Plagoset në sy specialisti i krimeve, transportohet menjeherë në
Foto ilustruese nga protesta

Një specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 ka mbetur i lënduar si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga protestuesit.

Ai është dëmtuar në pjesën e syrit. Kështu bën me dije Policia e Tiranës, ndërsa shton se u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”.

"Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit