Flash News

E-TJERA

Plagoset një 30-vjeçare në Kamëz, policia: U qëllua aksidentalisht nga xhaxhai i saj

Plagoset një 30-vjeçare në Kamëz, policia: U qëllua

Një grua është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu pasditen e sotme në zonën e Kamzës.

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen ku thekson se një 30-vjeçare ka mbetur e lënduar lehtë. 

Paraprakisht dyshohet se xhaxhai i saj 73-vjeçi e ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe E. L, e cila po qëndronte në oborrin e banesës së tij në Laknas.

Njoftimi: 

Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale.

Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qëndronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.


30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Të fundit