Flash News

E-TJERA

Plagoset një minator në Bulqizë, niset me helikopter drejt Tiranës

Plagoset një minator në Bulqizë, niset me helikopter drejt
Foto ilustruese

Një minator ka mbetur i plagosur ditën e sotme në një minierë në Bulqizë. Ai është aksidentuar teksa ka qenë duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, por ende nuk kanë dalë detaje rreth shkakut se si ka ndodhur incidenti.

Valter Duriçi është minatori, të cilit pasi iu dha ndihma e parë në spitalin e Bulqizës është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Dyshohet se 37-vjeçari ka pasur hemorragji të brendshme.

Të fundit