Flash News

E-TJERA

Plagoset një minator në Bulqizë, u godit nga masiv gurësh në galerinë e kromit

Plagoset një minator në Bulqizë, u godit nga masiv gurësh

Një minator 40-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë gjatë orarit të punës, pasi është goditur nga një masiv gurësh në një nga galeritë e minierës së kromit që administrohet nga kompania “ACR” në Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda nëntokës, gjatë punimeve të zakonshme, kur për arsye ende të paqarta është shkëputur një masë gurësh që ka zënë punëtorin me inicialet A.N.

Minatori është transportuar fillimisht në Spitalin Bashkiak të Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Dibrës për ekzaminime më të specializuara.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 40-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të verifikohet nëse janë respektuar masat e sigurisë në punë në momentin e aksidentit.

Të fundit