Flash News

E-TJERA

Plagosi 20-vjeçarin te “Qytet Studenti”, arrestohet i riu

Plagosi 20-vjeçarin te “Qytet Studenti”, arrestohet i riu

Është arrestuar i riu i cili ditën e djeshme plagosi me thikë Aron Demirajn

Policia bën me dije se arrestoi 19-vjeçarin A.A, banues në Kamëz, i dyshuar për plagosjen.

Ndërsa, po hetohet edhe 52-vjeçari E.T, banues në Tiranë, pasi i ka shitur thikën të riut. Demiraj aktualisht ndodhet në spital, për kurim.

 “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.”, njoftoi policia.

Të fundit