Flash News

E-TJERA

Plagosi disa herë nënën me thikë, gjykata vendos shtrimin e 26-vjeçarit në spital psikiatrik

Plagosi disa herë nënën me thikë, gjykata vendos shtrimin e

Irles Sula, 26 vjeç, plagosi disa herë me thikë nënën e tij Nexhmie Sula, 50 vjeç, në Maqellarë të Dibrës.

Gjykata ka vendosur shtrimin e 26-vjeçarit në spital psikiatrik. Në momentin e ngjarjes, i riu vuante nga stresi dhe depresioni.

“Gjykata në përfundim të shqyrtimit, me Vendimin nr.62, datë 05.08.2025:

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën i personit nën hetim H. S. (i biri i B. dhe N., i datëlindjes xx.10.1999), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239, i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim H.S., dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për ekzekutimin e këtij vendimi.

5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij”, thuhet në vendim.

Të fundit