Flash News

E-TJERA

Plagosi djalin me thikë, flet babai në Maliq: Nuk shkonte në shkollë

Plagosi djalin me thikë, flet babai në Maliq: Nuk shkonte në

Zbardhet dëshmia e Shpëtim Çukës, babait që goditi me thikë djalin e tij 15-vjeçar pas një konflikti që ndodhi paraditen e sotme në fshatin Vreshtas të Maliqit.

Sipas burimeve nga policia, Çuka ka shpjeguar se zënka mes tyre nisi pasi djali refuzonte të shkonte në shkollë dhe ishte vazhdimisht në telefon.

“U përplasëm sepse djali nuk po më dëgjonte dhe nuk po shkonte në shkollë,” ka deklaruar Çuka. “I thashë disa herë të ngrihej, por ai vazhdonte të rrinte në telefon. Në atë moment, kisha një biçak në dorë dhe e godita.”

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, dhe djali, i cili u plagos në zonën e brinjëve, po merr trajtim në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar Shpëtim Çukën në Komisariat për procedurat ligjore, ndërsa hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë.

 

Të fundit