Flash News

E-TJERA

Plagosi fqinjin 43-vjeçar në prani të fëmijëve, gjykata e Lezhës lë në burg të moshuarin

Plagosi fqinjin 43-vjeçar në prani të fëmijëve,
Foto ilustruese/ Gjykata e Lezhes

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat, Gjergj Gjinin, autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hil Gjini, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës në Balldre të Lezhës.

Mësohet se autori në daljen para trupit gjykues e ka ndryshuar dëshminë e tij duke thënë se nuk kishte dashur që ta vrasë 43-vjeçarin, por donte vetëm ta trembte atë.

69 vjeçari qëlloi me armë zjarri ndaj komshiut të tij Hil Gjini, ndërsa ky i fundit po dilte nga shtëpia me makinë dhe brenda saj ndodhedhin 4 fëmijët dhe bashkëshortja.

Të fundit