Flash News

E-TJERA

Plagosi me armë 27-vjeçarin pasi i ngacmoi të dashurën, lihet në burg 30-vjeçari

Plagosi me armë 27-vjeçarin pasi i ngacmoi të dashurën,

Gjykata ka vendosur sot që të lërë në burg pa afat autorin e plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku mesditën e së dielës në plazhin e Tales në Lezhë.

30-vjeçari Ermir Lucaj ka pretenduar se është provokuar nga Alfred Marku pasi sipas tij i ka ngacmuar të dashurën dhe ka marrë armën e zjarrit për ta trembur e jo për të qëlluar në drejtim të tij.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 30-vjeçarit Ermir Lucaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rende me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit