Flash News

E-TJERA

Plagosi me armë 29-vjeçarin te Rruga e Dibrës, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Plagosi me armë 29-vjeçarin te Rruga e Dibrës, shpallet në

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një 29-vjeçar, mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë te Rruga e Dibrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta. I plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.

Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Të fundit