Flash News

E-TJERA

Plagosi me armë zjarri 3 persona në Athinë, vetëdorëzohet në policinë greke Nardi Idrizi

Plagosi me armë zjarri 3 persona në Athinë,

Është vetë dorëzuar në policinë greke 39-vjeçari nga Vlora, Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i kërkuar për plagosjen e tre personave në 16 dhjetor 2023 në Gazi të Athinës.

Sipas policisë, ai pasditen e djeshme ka mbërritur në selinë e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DAOE) dhe është arrestuar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të 16 dhjetorit 2023 në Gazi, ku 39-vjeçari pas një debati me tre persona jashtë një lokali ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur.

Ai ka deklaruar se pas ngjarjes ishte arratisur në Shqipëri dhe tashmë kishte vendosur të vetëdorëzohej.

Të fundit