Flash News

E-TJERA

Plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë në Fushë – Krujë, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë në Fushë

Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së djeshme me armë zjarri të biznesmenti Arben Dedja, pranori i një fasonerie. Në pranga është vënë shtetasi Fatmir Rrahmani, 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

"Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur”  Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Arben Dedja, 61 vjeç." thuhet në njoftimin. Pronari i fasdonerisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit