Flash News

E-TJERA

Plagosi me thikë 65-vjeçarin, polica arreston adoleshentin në Tiranë

Plagosi me thikë 65-vjeçarin, polica arreston adoleshentin në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 16-vjeça, pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me thikë rojën e një objekti në afërsi të Casa Italias.

Bëhet me dije se 65-vjeçari ndodhet në spital dhe po merr mjekim. Adoleshenti do të akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan një shtetas 16 vjeç, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 139/22 dhe 279 të Kodit Penal. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në afërsi të Casa Italias, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit, shtetasin A. D., 65 vjeç, i cili po merr mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit