Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Plagosi me thikë djalin e tij 15-vjeçar, gjykata merr vendimin për babain
Lihet në burg Shpëtim Çuka i cili tre ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15 vjeçar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.
Seanca u zhvillua mesditën e kësaj të diele teksa gjykata ka vendosur masën arrest me burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës rreth orës 7:30 minuta kohë kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë, shkak që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës.
Duhet të kujtojmë se nga dëshmia e Çukës u kuptua se konflikti ishte i çastit për frekuentimin e shkollës.
Sipas tij djali nuk donte të shkonte në shkollë.
“Unë i thoja ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë, gjatë konfliktit kisha një thikë(biçak)në dorë me të cilën e godita”, tregoi babai
Plaga që mori 15 vjeçari ishte në brinjë ndërkohë që pas mjekimit ka lënë spitalin rajonal të Korçës dhe është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.