Flash News

E-TJERA

Plagosi me thikë efektivin, lihet në burg 60-vjeçari

Plagosi me thikë efektivin, lihet në burg 60-vjeçari

Është lënë në burg Thodhor Mërkuri, 60-vjeçari i cili plagosi me thikë në qafë efektivin Redin Çaushaj në Pilur të Himarës.

Çaushaj ndërhyri për të qetësuar një sherr që kishte nisur mes Mërkurit dhe një personi tjetër. Në këtë moment, Thodhori e ka qëlluar me thikë në qafë.

Thodhori u arrestua disa orë më vonë pasi ishte fshehur në një repart ushtarak.

Të fundit