Flash News

E-TJERA

Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 46 vjeçari në Tiranë - EMRI

Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 46 vjeçari në Tiranë

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë fqinjin e tij një ditë më parë. 

Në pranga ka rënë Ervin Qose, i cili sipas policisë ka plagosur me thikë për motive të dobëta shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ervin Qose, 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Të fundit