Flash News

E-TJERA

Plagosi me thikë ish-efektivin në Sarandë, arrestohet 41-vjeçari

Plagosi me thikë ish-efektivin në Sarandë,  arrestohet

Policia ka arrestuar 41-vjeçin që plagosi ish- efektiv i Komisariatit të Sarandës, Lavdosh Metaj.

Raportohet se Metaj dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë.

Ai kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. M., kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit:

A. Sh., 41 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 03:40, në lagjen nr.1, në një vendparkim, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit