All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Plagosi me thikë një 38-vjeçar, arrestohet adoleshenti në Vlorë

All - Paragraf - 1

Plagosi me thikë një 38-vjeçar, arrestohet adoleshenti në

Një 17-vjeçar u ndalua nga Policia e Vlorës pasi dyshohet si autori i plagosjes së një 38-vjeçar. 

All - Paragraf - 3

Njoftimi

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit