Flash News

E-TJERA

Plagosi me thikë të riun në Lezhë, arrestohet 29-vjeçari

Plagosi me thikë të riun në Lezhë, arrestohet

Plagosi me mjet prerës (thikë), një person, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, por identifikohet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Aleksandër Ramaj, 29 vjeç, banues në Balldre u arrestua pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Aleksandër Ramaj, 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç.

27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

 

Të fundit