Flash News

E-TJERA

Plagosi një person me thikë, vetëdorëzohet i riu në Sarandë

Plagosi një person me thikë, vetëdorëzohet i riu në

Elvis Ndoji 26-vjeç është vetëdorzuar në polici pasi mbrëmjen e djeshme plagosi Klodjan Bashollin banues në Shijan të Delvinës.

44-vjeçari është transportuar i plagosur drejt Spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë.

Pas identifikimit të autorit, policia ka arritur të negociojë me të brenda pak orësh duke bërë që ai të vetëdorëzohet.

Ndoji rezulton person me precedentë penalë, i arrestuar në tetor 2024 si autor i disa vjedhjeve. Gjatë arrestimit të tij atëherë, i’u gjet një thikë dhe një sopatë, ndërkohë që nuk dihet se si ka përfunduar kaq shpejt i lirë.

Edhe Klodjan Basholli rezulton i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 ku në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kg marijuanë.

Të fundit