Flash News

E-TJERA

Plagosi punëtorin e IMT-së në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit

Plagosi punëtorin e IMT-së në Tiranë, zbardhet dëshmia
Foto Ilustruese

Dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë, ku Qani Muça plagosi Ilirjan Gavellin punonjësin e IMT-së, pasi kishte shkuar për të shembur banesën e tij.

Në dëshminë e tij punonjësi i IMT-së Gavelli është shprehur se është konfliktuar me Muçën pasi ky i fundit i kishte nxjerrë armën për ta qëlluar. Gavelli pohon se Muça ishte i dehur.

“Po largoheshim kur Qemali më shau dhe nxori pistoletën. U hodha për t’ia marrë armën dhe më qëlloi dy herë. Kur u përlesha me Muçën për t’i marrë armën vinte era alkool, ishte i dehur”, ka thënë Gavelli.

Ndërsa autori i ngjarjes nuk ka shfaqur shenja pendese. Muça ka deklaruar se “Këta (Inspektorët e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë.”

Të fundit