Flash News

E-TJERA

Plagosi pushuesin me gomone në Karaburun, arrestohet 42-vjeçari

Plagosi pushuesin me gomone në Karaburun, arrestohet 42-vjeçari

Është vënë në pranga 42-vjeçari i cili plagosi një pushues në Karaburun, teksa drejtonte një gomone.

42-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Pushuesi i cili mbeti i lëndur është nisur drejt Traumës ku po merr mjekim. Ai u godit nga helika e gomones dhe ka marrë dëmtime në pjesën e thembrës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Shën Jani”, Karaburun, u godit nga helika e një mjeti lundrues gomone, në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat e hetimit në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit F. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje””, njofton policia.

Të fundit