Flash News

E-TJERA

Plagosi rëndë dy vëllezër dhe ia mbathi drejt Lushnjes, arrestohet 35-vjeçari, procedohet një 17-vjeçar

Plagosi rëndë dy vëllezër dhe ia mbathi drejt Lushnjes,

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi rëndë me thikë dy vëllezër, R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën "Thoma Koxhaj", në Tiranë.

Pas plagosjes, autori G. L., 35 vjeç, është larguar në një hotel në Lushnjë së bashku me një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit, i janë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1150 euro dhe mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja e 2 vëllezërve.

Policia nisi procedimi penal për 17-vjeçarin, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të fundit