Flash News

E-TJERA

Plagosi rëndë një grua në Peshkopi dhe u arratis, arrestohet në Itali 29-vjeçari

Plagosi rëndë një grua në Peshkopi dhe u arratis, arrestohet

Karabinierët italianë arrestuan në Campodarsego një 29-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje nga autoritetet shqiptare. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti.

29-vjeçari akuzohet se më 22 nëntor të vitit të shkuar qëlloi me armë zjarri një grua në Peshkopi dhe u largua duke e lënë të plagosur rëndë.

29-vjeçari tentoi të humbte gjurmët, por u zbulua dhe u vu në pranga në një hotel në Campodarsego.

Kur shqiptari hyri në hotel, policia u vu në aksion. I dyshuari nuk ka bërë rezistencë.

Të fundit