Flash News

E-TJERA

Plagosi të dashurën e bashkëshortit, dënohet me burg shqiptarja

Plagosi të dashurën e bashkëshortit, dënohet me burg

Autoritet greke kanë dënuar me 6 vite burgim, 27-vjeçarja shqiptare që plagosi me thikë bashkatdhetaren e saj në Greqi.

E reja përndoqi bashkatdhetaren e saj 30-vjeçare dhe e sulmoi tre herë me thikë, duke i shkaktuar dy plagë në bark dhe një në krah.

Motiv i sulmit të dhunshëm me thikë ka qenë xhelozia, pasi sipas 27-vjeçares nënë e dy fëmijëve “30-vjeçarja i kishte marrë burrin”.

Ajo ka thënë para drejtësisë greke, se burri i saj kishte lidhje jashtëmartesore me 30-vjeçaren dhe se “thjesht donte që te trembte të dashurën e burrit dhe jo ta lëndonte”. “E nxorra thikën për ta trembur, nuk doja ta lëndoja”, ka thënë shqiptarja, teksa i ka kërkuar falje 30-vjeçares.

Të fundit