Flash News

E-TJERA

Plagosja e 15-vjeçarit me armë zjarri në piceri te 'Ali Demi', policia arrestoi autorin

Plagosja e 15-vjeçarit me armë zjarri në piceri te 'Ali

Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 15-vjeçarit në një piceri në lagjen Ali Demi në Tiranë dy ditë më parë. 

Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldo Neziri, i cili i akuzohet për plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, i mituri që mbeti i plagosur vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, edhe pse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 17:10 të së dielës, ku është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri.

 

Të fundit