Flash News

E-TJERA

Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë, babai kërkon drejtësi, zbulon detaje tronditëse

Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë, babai kërkon

Një ngjarje e rëndë tronditi Sarandën, ku një 17-vjeçar u plagos me thikë gjatë një konflikti të dhunshëm. I ati i të riut ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka treguar për gjendjen shëndetësore të djalit të tij, i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Babai i të plagosurit ka rrëfyer se konflikti nuk ka nisur ditën e djeshme, por më herët, më 22 mars, kur djali i tij ishte dhunuar me levë nga të njëjtët persona. Për shkak të kërcënimeve, i riu kishte fshehur të vërtetën, duke pretenduar se ishte rrëzuar nga shkallët, si për familjarët ashtu edhe për policinë.

Sipas dëshmisë së tij, më 27 mars djali u sulmua sërish nga të njëjtët agresorë, duke u goditur me thikë. Babai i 17-vjeçarit bën thirrje për drejtësi dhe kërkon që të arrestohen të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e përgjegjësve.

Të fundit